Grupi militant i Jemenit thotë se ka lëshuar raketa balistike drejt Izraelit

Azia

Grupi militant i Jemenit thotë se ka lëshuar raketa balistike drejt Izraelit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi militant i Jemenit, Houthi, ka thënë se ka lëshuar një numër të madh raketash balistike dhe dronësh në drejtim të Izraelit.

Ky është sulmi i tretë i lëshuar në drejtim të Izraelit, ka thënë një zëdhënës i këtij grupi, duke paralajmëruar se sulme të tjera do të vazhdojnë.

Irani, i cili mbështet Hamasin, akuzohet për mbështetjen e grupit militant Houthis, një lëvizje që ka luftuar kundër qeverisë me shumicë sunite të Jemenit që nga viti 2004, shkruan Skynews.

Kujtojmë se shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur shqetësim në rritje se lufta do të shkaktojë një konflikt më të gjerë në rajon dhe kanë paralajmëruar armiqtë e Izraelit që të mos përfshihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat