Doktorët Pa Kufij: Më shumë se 20,000 të plagosur të bllokuar në Gaza

Azia

Doktorët Pa Kufij: Më shumë se 20,000 të plagosur të bllokuar në Gaza

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:32
Gaza

Më shumë se 20,000 njerëz të plagosur janë ende të bllokuar në Rripin e Gazës, sipas Mjekëve pa Kufij (MSF).

Zyrtarët egjiptianë thanë se 335 të huaj ose shtetas me dy nënshtetësi, plus 76 të plagosur rëndë dhe të sëmurë, kaluan nëpër vendkalimin Rafah për trajtim mjekësor të mërkurën.

AFP raportoi se ambulancat u panë duke çuar të evakuuarit e plagosur në spitalet fushore egjiptiane.

Por MSF-ja ka bërë thirrje që një numër më i madh i njerëzve të evakuohen, ka bërë thirrje edhe për një armëpushim, si dhe të dërgohen më shumë ndihma humanitare.

“Unë u trondita nga fakti që të gjithë atje kërkonin ushqim, kërkonin ujë,” tha Philippe Lazzarini, zyrtari më i lartë i OKB-së i lejuar në Gaza që nga fillimi i luftës, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat