Pakistani shton pikëkalimet për dëbimin e vazhdueshëm të afganëve

Azia

Pakistani shton pikëkalimet për dëbimin e vazhdueshëm të afganëve

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Pakistani ka hapur tri pikëkalime të tjera kufitare për lehtësuar largimin e emigrantëve afganë, të cilët po dëbohen drejt Afganistanit.

Mediat pakistaneze raportuan se rrugët janë hapur në Saifullah Fort të provincës Balochistan dhe në zonën e Noorhabit.

Më shumë se 300.000 afganë pa dokumente janë larguar nga Pakistani deri tani, pasi Qeveria në Islamabad njoftoi muajin e kaluar se më shumë se 1.7 milion të huaj pa dokumente duhet të largohen deri më 1 nëntor, ose do të përballen me arrestim dhe dëbim.

Numri i pikëkalimeve kufitare është rritur në pesë tani. Rreth 15.000 afganë po e kalojnë kufirin nga Pakistani për në Afganistan çdo ditë tani. Para ultimatumit të Qeverisë, rreth 300 afganë e kalonin kufirin brenda ditës.

Agjencitë humanitare ndërkombëtare kanë raportuan për skena dëshpëruese kaosi në mesin e afganëve që janë kthyer nga Pakistani.

“Shumë afganë në Pakistan janë duke u përballur tani me bastisje policore dhe shkatërrim të shtëpive të tyre pa proces ligjor. Të arrestuarve u është mohuar e drejta për avokat mbrojtës dhe komunikimi me anëtarë të familjes”, tha Amnesty International në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat