LIVE: Tensionohet situata/ Izraeli vret këshilltarin e lartë të forcave të armatosura iraniane – Reagon ashpër Irani

Azia

LIVE: Tensionohet situata/ Izraeli vret këshilltarin e lartë të forcave të armatosura iraniane – Reagon ashpër Irani

Nga: Bota sot Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 06:13 Përditësuar në ora: 06:20 më 25.12.2023
Pamje nga lufta Izrael - Hamas

IDF zbulon informacion mbi rrjetin e tunelit nga i cili u gjetën trupat e 5 pengjeve izraelite

Nga: A.M.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) zbuluan të dielën informacione të reja në lidhje me një rrjet tunelesh nëntokësore të Hamasit, të cilin ushtria tha se e shkatërroi së fundmi pas gjetjes së trupave të pesë pengjeve izraelite.

Duke përmendur operacionet e fundit gjatë javëve të fundit në "zonën e kampit Jabalya", IDF tha në një deklaratë se "ekspozoi një rrjet tunel strategjik që shërbente si selia veriore e Hamasit në Gaza. Selia nëntokësore, e cila përfshinte dy nivele ... me shumë rrugë, përdorej për drejtimin e luftimeve dhe lëvizjen e terroristëve”.

“Rrjeti ishte i lidhur me një bosht që të çonte në rezidencën e Komandantit të Brigadës Veriore të Hamasit”, tha Ahmed Ghandour, raporton CNN, transmeton "Bota sot".

IDF e identifikoi më parë Ghandour si "një figurë udhëheqëse në planifikimin dhe ekzekutimin e masakrës së 7 tetorit". Në fund të nëntorit, IDF tha se Ghandour dhe katër "komandantë të tjerë të lartë" u vranë në operacionet e IDF.

Në deklaratën e tyre të së dielës, IDF tha se rrjeti nëntokësor, i përdorur nga Hamasi, "kaloi gjithashtu nën një shkollë dhe një spital". CNN nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur detaje të vendndodhjes së rrjetit të tunelit.

Pasi trupat e pengjeve - Ziv Dado, Eden Zecharya, Ron Sherman, Nik Beizer dhe Elia Toledano - u gjetën, IDF tha se çmontoi "shtabin nëntokësor".

"Shkatërrimi i selisë në Jabalya është pjesë e përpjekjeve për t'u marrë me infrastrukturën e tunelit të Hamasit dhe për të goditur komandantët e tij të lartë dhe aftësitë e tij strategjike," thuhet në deklaratën e IDF. "Kjo përpjekje po vazhdon në çdo kohë dhe tani po kryhet në Khan Yunis dhe në Rripin jugor të Gazës."

Thirrje për ndryshim të qasjes ndaj ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës

Mbështetja e administratës së Presidentit Biden për Izraelin në luftën kundër Hamasit ka nxitur kritika të ashpra nga amerikanët, që po protestojnë kundër vrasjes së civilëve palestinezë, si dhe nga personeli i Departamentit të Shtetit.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, Presidenti Joe Biden ka sinjalizuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se ai duhet ndryshojë qasjen ndaj konfliktit ose rrezikon humbjen e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar.

Për dekada, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ndërmjetësojnë një zgjidhje për konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, të lidhur me territorin, qendrat fetare dhe sovranitetin.

Në vitin 1993, kishte një moment premtues në Shtëpinë e Bardhë, kur Kryeministri izraelit Yitzhak Rabin dhe negociatori i Organizatës për Çlirimin e Palestinës Mahmoud Abbas nënshkruan një deklaratë për vetë-qeverisje, e cila njihet si Marrëveshjet e Oslos.

Paqja dukej se ishte e afërt, por ish Ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lawrence Korb, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, thotë se palestinezët e shkelën marrëveshjen.

Zoti Korb, i cili tani punon në Qendrën për Progresin Amerikan, tha për Zërin e Amerikës se ai ende beson në zgjidhjen me dy shtete, por me një udhëheqje të re palestineze.

“Tani palestinezët duhet të riorganizohen. Udhëheqësi i tyre Mahmoud Abbas nuk është efektiv. Ai është i moshuar. Ata duhet të zgjedhin një udhëheqës të ri. Do të ishte një arritje e madhe nëse mund të dilte një shtet palestinez nga kjo situatë e tmerrshme dhe kjo do ta bënte shumë më të lehtë ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon”, thotë ai.

Aaron David Miller ka punuar për administrata të presidentëve republikanë dhe demokratë për shumë dekada, shpesh në rolin e anëtarit të ekipit amerikan të angazhuar në negociatat për paqe në Lindjen e Mesme. Ai sheh më shumë një vazhdimësi se sa një ndryshim në marrëdhëniet SHBA-Izrael, veçanërisht me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Joe Biden është i vetmi në mesin e presidentëve amerikanë modern, që e konsideron veten pjesë të historisë së Izraelit. Marrëdhëniet e tij me kryeministrat e Izraelit dhe udhëheqës të tjerë janë dhjetëra vjeçare. Ai këmbënguli që të shkonte në një zonë lufte kur shpërtheu kriza atje”, thotë ai.

Presidenti përqafoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu vetëm disa ditë pasi militantët e Hamasit, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, vranë 1200 njerëz dhe morën peng mbi 200 të tjerë në sulmin brutal të 7 tetorit në Izrael. Ai vazhdimisht e ka përsëritur mbështetjen amerikane për Izraelin.

Por, brenda dy muajve ushtria izraelite bombardoi Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, duke shkaktuar zhvendosjen e mbi 2 milionë palestinezëve, plagosjen e 50 mijë njerëzve dhe vrasjen e mijëra të tjerëve në fushatën më vdekjeprurëse të Izraelit që nga fillimi i konfliktit dhjetëra vjeçar. 

Presidenti Biden së fundmi tha në një tubim fushate se Izraeli po humb mbështetjen nga vendet e tjera për shkak të “bombardimeve pa dallim” në Rripin e Gazës dhe se Netanyahu duhet të bëjë ndryshime në qeverinë e tij të vijës së ashpër.

Në Nju Jork dhe qytetet të tjera, mijëra amerikanë kanë protestuar kundër vrasjes së civilëve palestinezë në ofensivën e Izraelit kundër Hamasit.

Një pjesë e personelit të Departamentit të Shtetit ka shprehur pakënaqësinë rreth qasjes ndaj këtij konflikti, madje një grup i tyre nënshkroi një letër proteste dhe disa punonjës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

“Njerëzit brenda Departamentit të Shtetit kanë ndjekur me vëmendje politikën tonë ndaj Izraelit për shumë vite dhe ne kemi ofruar mbështetje ushtarake të pakushtëzuar për Izraelin. Pra, ka një pajtueshmëri brenda Departamentit të Shtetet se ne nuk i kemi përdorur mjetet dhe mbështetjen ushtarake si një mënyrë për ushtruar trysni mbi Izraelin për të gjetur një zgjidhje për çështjen palestineze”, thotë Elizabeth Shackelford nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale.

Ndërsa mijëra njerëz kanë protestuar kundër ofensivës ushtarake të Izraelit, mijëra amerikanë të tjerë u mblodhën në Uashington në mes të nëntorit për të shprehur mbështetjen për Izraelin dhe për të dënuar antisemitizmin./VOA

Kajro, vazhdojnë bisedimet për një armëpushim të mundshëm dhe shkëmbim pengjesh

Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro, shenjë kjo që tregon se diplomacia ende ka ndikim. Mbërritja në Kajro e një delegacioni të kryesuar nga udhëheqësi në mërgim Ziad al-Nakhlala vjen pas bisedimeve të ditëve të fundit në të cilat mori pjesë shefi i Hamasit Ismail Haniyeh. Xhihadi Islamik, ndonëse më i vogël se Hamasi, gjithashtu po mban pengje në Gazë.

Deri tani, grupet militante kanë thënë se nuk do të diskutojnë për lirimin e pengjeve nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gazë, ndërsa izraelitët thonë se janë të gatshëm të diskutojnë vetëm për një pauzë të përkohshme të luftimeve.

Megjithatë, asnjëra palë nuk është larguar publikisht nga bisedimet, të cilat Uashingtoni i përshkroi javën e kaluar si "shumë serioze", edhe pse luftimet janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës që nga rënia e armëpushimit në fillim të dhjetorit.

Bisedimet e Kajros do të përqendrohen në "mënyrat për t'i dhënë fund agresionit izraelit ndaj popullit tonë", tha një zyrtar i Xhihadit Islamik. Delegacioni do të riafirmojë qëndrimin e grupit se çdo shkëmbim pengjesh do të duhet të sigurojë lirimin e të gjithë palestinezëve të burgosur në Izrael, "pasi të arrihet një armëpushim", tha zyrtari.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik, të betuar për shkatërrimin e Izraelit, besohet se ende mbajnë më shumë se 100 pengje nga 240 që u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit mbi qytetet izraelite, ndërsa militantët vranë 1200 njerëz.

Izraeli reagoi duke rrethuar Rripin e Gazës dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të tij, me më shumë se 20,400 të konfirmuar të vrarë dhe mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja, sipas autoriteteve të Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Shumica dërrmuese e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se kushtet janë katastrofike.

Pas rënies së një armëpushimi njëjavor në fillim të muajit, luftimet janë intensifikuar në terren, me përhapjen e luftës nga veriu i Rripit të Gazës në të gjithë gjatësinë e rajonit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat