“Një zonë me nevojë të madhe”, Amerika edhe sot gjuan ndihma në veri të Gazës

Azia

“Një zonë me nevojë të madhe”, Amerika edhe sot gjuan ndihma në veri të Gazës

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se ka dërguar ndihma në veri të Gazës.

Ajo tha se operacioni përfshinte aeroplanë C-130 të Forcave Ajrore të SHBA dhe ushtarë të ushtrisë amerikane të specializuar në shpërndarjen ajrore të ndihmës humanitare.

Ndihma, e cila përfshinte 27 mijë 600 vakte dhe 25 mijë 900 shishe ujë, u hodh në Gazën veriore, “një zonë me nevojë të madhe, duke lejuar qasjen e civilëve në ndihmën kritike”, tha Centom.

“Avionet humanitare të DoD kontribuojnë në përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve partnere për të lehtësuar vuajtjet njerëzore. Këto fluturime janë pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë vazhdimin e dërgesave ajrore”, shtoi Komanda Qendrore e ShBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat