Shkon në 29 numri i të vrarëve teksa prisnin për ndihma në Gaza, IDF-ja mohon akuzat

Azia

Shkon në 29 numri i të vrarëve teksa prisnin për ndihma në Gaza, IDF-ja mohon akuzat

Më: 15 mars 2024 Në ora: 08:44
Një ushtar izraelit mbi një tank në kufirin me Rripin e Gazës, në Izraelin jugor, të dielën, 10 mars 2024. FOTO: AP

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë në pritje të ndihmës në dy sulme të veçanta izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Incidenti i parë të enjten la tetë njerëz të vrarë në një sulm ajror në një qendër shpërndarjeje ndihme në kampin Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës, raporton SkyNews.

Më vonë, të paktën 21 njerëz u vranë dhe më shumë se 150 u plagosën nga të shtënat e izraelitëve në një turmë që prisnin ndihmë në një rrethrrotullim, tha ministria.

Ushtria izraelite i mohoi raportet si “të rreme” në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat