Bisedimet e armëpushimit të Izraelit dhe Hamasit rinisin në Kajro, thotë burimi

Azia

Bisedimet e armëpushimit të Izraelit dhe Hamasit rinisin në Kajro, thotë burimi

Më: 31 mars 2024 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Negociatat mbi një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit rifilluan në Kajro, sot.

Kështu tha media shtetërore egjiptiane Al-Qahera News, duke cituar një burim sigurie.

“Një burim egjiptian i sigurisë konfirmoi se ka rifillim të negociatave për armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit sot në Kajro. Burimi egjiptian ka vënë në dukje se përpjekjet e përbashkëta egjiptiane-katar janë duke u ushtruar për të arritur përparim në bisedimet e ardhshme midis Izraelit dhe Hamasit”, raportoi Al-Qahera News.

Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Doha të Katarit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu autorizoi një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat