Hamasi thotë se nuk është arritur asnjë përparim në bisedimet për armëpushim

Azia

Hamasi thotë se nuk është arritur asnjë përparim në bisedimet për armëpushim

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:22
Osama Hamdan

Nuk ka pasur përparim në bisedimet për armëpushimi pavarësisht se Hamasi ka treguar “fleksibilitet”, sipas një anëtari të lartë të grupit.

Osama Hamdan tha se Benjamin Netanyahu po vendoste pengesa që i pengonin të dyja palët të arrinin një marrëveshje dhe se ai “nuk është i interesuar” në lirimin e pengjeve izraelite.

“Qeveria pushtuese është ende duke shmangur dhe negociatat janë bllokuar në një rreth vicioz”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bejrut.

Përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit, të mbështetura nga ShBA-ja, deri më tani kanë rezultuar të pafrytshme, pasi Hamasi po shtyn për t’i dhënë fund ofensivës në Gaza, ndërsa Izraeli preferon një marrëveshje për lirimin e të burgosurve për pengje dhe po refuzon të angazhohet për t’i dhënë fund fushata ushtarake, shkruan Skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat