Urdhrat për evakuim në Rafah janë “çnjerëzore”, thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Azia

Urdhrat për evakuim në Rafah janë “çnjerëzore”, thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Më: 6 maj 2024 Në ora: 22:44
Volker Turk

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se urdhrat e Izraelit për evakuimin e Rafahut lindor janë “çnjerëzore”.

“Ajo bie ndesh me parimet bazë të ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut, të cilat kanë si shqetësim kryesor mbrojtjen efektive të civilëve”, tha Volker Turk, shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Turk, “zhvendosja me forcë e qindra mijërave civilëve nga Rafahu në zonat që tashmë janë rrafshuar dhe ku ka pak strehim dhe praktikisht nuk ka qasje në ndihmën humanitare të nevojshme për mbijetesën e tyre është e paimagjinueshme”, shkruan skynews.

“Kjo vetëm do t’i ekspozojë ata më shumë ndaj rrezikut dhe mjerimit”, shtoi Volker.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për një armëpushim dhe rrjedhje të lirshme të ndihmave në atë zonë.

Ai tha: “Mësimet e shtatë muajve të fundit të konfliktit në Gazë janë të qarta – me gratë dhe fëmijët që përbëjnë mbi 70% të më shumë se 120,000 të vrarëve, të plagosurve dhe të zhdukurve”.

“Mjaft me vrasje”, shtoi Turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat