​Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa forcat izraelite

Azia

​Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa forcat izraelite

Më: 12 maj 2024 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Grupi libanez Hezbollah tha të dielën se kishte shënjestruar me raketa forcat ushtarake izraelite, ndërsa këto të fundit akuzuan Hamasin për sulm në Izraelin jugor.

Në një deklaratë, Hezbollah tha se një sulm me raketa kishte në shënjestër një grumbull ushtarësh izraelitë në afërsi të zonës Zebdine dhe mbikëqyrje dhe pajisje teknike në kazermat Hounin në fermat Shebaa.

Nuk ka ende raporte për viktima apo dëme, raporton AA, ndërkohë që Ushtria e Izraelit IDF në një postim në rrjetin social X ka akuzuar organizatën Hamas për sulm me raketa në Izraelin jugor.

“Ndërsa të gjithë izraelitët po qëndronin në heshtje solemne duke kujtuar ata që humbën dhe sakrifikuan jetën e tyre për Izraelin, Hamasi hodhi raketa drejt Izraelit jugor. Ne ua kemi borxh atyre që kujtojmë gjatë sirenave për të ndaluar Hamasin- një herë e përgjithmonë”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat