Forcat izraelite sulmojnë një kamp refugjatësh në Gaza, vriten 20 persona

Azia

Forcat izraelite sulmojnë një kamp refugjatësh në Gaza, vriten 20 persona

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Të paktën 20 persona u vranë dhe disa u plagosën në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka shënjestruar vazhdimisht kampin Nuseirat dhe në mes të majit të paktën 40 njerëz u vranë.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë izraelitë u vranë në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite e ka përqendruar ofensivën e saj në pjesën jugore të enklavës palestineze ku, sipas Izraelit, fshihen brigadat e grupit militant palestinez Hamas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat