Pamje: Copat e helikopterit të shpërndara në tokën e djegur, ja si ka përfunduar mjeti i fluturimit ku udhëtonte presidenti iranian

Azia

Pamje: Copat e helikopterit të shpërndara në tokën e djegur, ja si ka përfunduar mjeti i fluturimit ku udhëtonte presidenti iranian

Më: 20 maj 2024 Në ora: 07:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tregojnë rrënojat e helikopterit ku udhëtonte Presidenti iranian Raisi, i cili thuhet se ka humbur jetën, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.

Pamjet në fjalë, të bëra përmes një droni janë shpërndarë në kanalet e mediave sociale të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA. Video është xhiruar nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Ndërsa duket se tregojnë bishtin e një helikopteri pranë një copë toke të djegur në një kodër të mbushur me mbeturina.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se nuk ka shenja jete në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat