Tronditet Tokio: Sëpaku 19 të vdekur nga sulmi me thikë

Azia

Tronditet Tokio: Sëpaku 19 të vdekur nga sulmi me thikë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2016 Në ora: 00:06
Tokio

(E plotësuar) - Të paktën 19 veta janë vrarë gjatë një sulmi me thikë në një qendër për kujdesin ndaj personave me aftësi të kufizuara afër kryeqytetit japonez, Tokio.

Së paku 45 persona të tjerë raportohet se janë plagosur nga i njejti sulmues, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Policia në Sagamihara, në prefekturën Kanagaëa, e ka arrestuar të dyshuarin, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, pasi ai është dorëzuar vet.

Ndërsa “japantimes.com” shkruan se personi i dyshuar si autor i sulmit i ka thënë policisë se ai ka punuar në këtë qendër.

Numri i viktimave mund të rritet raportojnë mediat japoneze, ndërsa zyrtarët e vendit thonë se të paktën 19 veta nuk kanë treguar shenja jete.

Qendra në fjalë ofron qëndrim dhe kujdes brenda hapësirës së vet për persona me aftësi të kufizuara, ndërsa objekti e ka edhe një pishinë, hapësirë për ushtrime fizike dhe një klinikë.

Sipas një agjencie të lajmeve japoneze 19 persona kanë vdekur, ndërsa 20 tjerë janë plagosur. Ngjarja dramatike ka ndodhur para pak çastesh në Tokio, pasi një person 20 vjeçar ka marrë një thikë dhe ka sulmuar turmën, informon botasot.info.

Agresori është arrestuar dhe analizohet arsyeja e krimit të rëndë./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat