Deputetët ukrainas rrahën në prezencë të gazetarëve

Azia

Deputetët ukrainas rrahën në prezencë të gazetarëve

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 23:00
Pamje nga videoja

Deputetët e parlamentit ukrainas Oleksandr Vilkul dhe Voldjmjr Parasjuk, janë rrahur keq në prezencë të gazetarëve, raportojnë mediat ukrainase.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pas një debati televiziv ku ishin të ftuar si mysafir, dhe derisa po largoheshin nga objekti filluan të akuzojnë njëri-tjetrin rreth situatës aktuale që po mbizotëron në këtë vend.

Por dëshmitarët okularë kanë deklaruar se Parasjuk e kishte pritur Vilkulin jashtë studiove të televizionit, dhe menjëherë iu kishte vërsulur gjë që edhe ai nuk e kishte pritur krahëhapur.

Por situata doli aq keq nga kontrolli sa që sigurimi i televizionit është detyruar të ndërhyj. Në ato momente Parasjuk i kishte thënë Parasjukut se do t’ia gërvisht veturën, dhe se ai është bashkëpunëtor i Kremlinit që ka sjellë luftën në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat