Mësuesi rreh brutalisht nxënësit

Azia

Mësuesi rreh brutalisht nxënësit

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 15:22
Mësuesi

Pradeep Arora, një ish ushtar, që tashmë është mësues i gjuhës angleze në një shkollë fillore në Haryana të Indisë, është filmuar teksa rrihte mizorisht nxënësit duke i qëlluar me shkop apo duke kapur prej flokësh.

Ish-ushtari mësues, sillet dhunshëm me nxënësit kur nuk mbajnë shënime, kur nuk bëjnë detyrat e shtëpisë dhe kur kanë kanë rezultate të ulëta në provime.

Për këtë arsye, ai i ka kapur disa nxënëse për flokësh dhe i ka qëlluar me shpulla në fytyrë. Kurse me meshkuj ka aplikuar një metodë të vjetër ndëshkimi, duke i qëlluar me shkop për disa herë në të dyja shuplakat e duarve.

Pasi videoja është publikuar, Arora ka justifikuar vetën duke thënë se nxënësit duhet të dënohen kur nuk mësojnë, në mënyrë që të përkushtohen më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat