Diktatori korean: Kemi gjetur ‘drogën e mrekullisë’ që shëron SIDA-n dhe kancerin

Azia

Diktatori korean: Kemi gjetur ‘drogën e mrekullisë’ që shëron SIDA-n dhe kancerin

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 12:12
Kim Jong-un

Koreja e Veriut ka krijuar një droge çudibërëse e cila shëron jo vetëm SIDA-n, por edhe kancerin dhe Ebolën, kjo nëse shpallja e fundit nga agjencia e lajmeve të vendit është për t'u besuar *.

Një njoftim thotë se kura e mrekullive përbëhet nga xhensen, pleh dhe një përzierje tjetër, e cila nuk është bërë publike, raporton “The Independent”.

Diktatori Kim Jong-un, i cili është i njohur për pretendimet e sforcuara në lidhje me arritjet e tij, thotë se ilaçi me sa duket do të jetë i pabesueshëm e se është një arritje e paparë dhe do të jetë i njohur me emrin “Kumdang-2”.

Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia e Lajme të Republikës Popullore të Koresë se Veriut, Dr Jon Sung Hun ka thënë: "Kërkuesit kanë futur elemente të rralla mbi dhe nën tokë duke aplikuar shumë ekstrakte bimësh të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat