Riabkov: Moska aspak entuziaste pas fitores së Trumpit

Azia

Riabkov: Moska aspak entuziaste pas fitores së Trumpit

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 17:01
Vladimir Putin

Rusia nuk është aspak entuziaste pas fitores në presidencialet amerikane të Donald Trumpit, i cili mund të rezultojë gjithashtu antirus, njësoj si paraardhësi i tij, u shpreh sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov.

"Nuk ka aspak entuziasëm. Nuk do të doja të jepja përshtypjen se jemi besimplotë në lidhje me këtë fakt ", deklaroi Riabkov për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.

"Qëndrimet për Rusinë që Donald Trump ka mbajtur dhe ato të artikuluara nga përfaqësuesit e fushatës dhe rrethit të tij më të ngushtë janë mjaft të ashpra kundrejt Moskës ", vijoi ai.

" Nuk kemi arsye të ndryshojmë këndvështrim. Fushata elektorale në SHBA u shënua në fakt nga një konsensus antirus brenda dy partive ", shtoi Riabkov.

Këto komente të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme bien ndesh me ato të mëparshme të formuluara nga zyrtarët rusë dhe televizioni publik, mjaft favorite për fitoren e miliarderit republikan sesa rivales së tij republikane, perceptuar si tejet armiqësore për interesat e Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat