Presidenti iranian thotë se do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore

Azia

Presidenti iranian thotë se do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:20
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë se vendi i tij do të mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes historike bërthamore me fuqitë botërore, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Duke folur sot në qytetin Karaj, Rouhani tha: “Ndërrimi i presidentëve kohë pas kohe, nuk ka ndikim në vullnetin e Iranit,”.

Pa përdorur emra specifik, Rouhani tha: “Bota nuk ndodhet nën vullnetin e një individi dhe partie të vetme. Realiteti i botës do të imponojë shumë gjera ndaj ekstremistëve.”

“Askush nuk duhet ta mendojë se është e mundur të luash me Iranin,” shtoi ai.

Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump e kishte kritikuar marrëveshjen që i ka ndalur aktivitetet bërthamore të Iranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat