Shpërthim në Siri, një i vrarë dhe 25 të plagosur

Azia

Shpërthim në Siri, një i vrarë dhe 25 të plagosur

Më: 8 prill 2017 Në ora: 19:13
Siri

Një grua ka humbur jetën dhe 25 persona të tjerë janë plagosur kur një bombë ka shpërthyer në një autobus në qytetin jugor sirian Homs, të shtunën, raportojnë mediat siriane.

Bomba ka shpërthyer në Hassia, 40 km në jug të Homs, në një autobus që po barte punëtorë, raporton Reuters.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat