Xi-Trumpit: Të gjitha palët të përmbahen rreth Koresë së Veriut

Azia

Xi-Trumpit: Të gjitha palët të përmbahen rreth Koresë së Veriut

Më: 24 prill 2017 Në ora: 08:54
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka thënë homologut të tij amerikan,  nga Shtetet e Donald Trump se shpreson se të gjitha palët do të tregojnë përmbajtje rreth problemit të Koresë së Veriut.

Ai ka deklaruar poashtu se  Kina  do t`i kundërshtojë të gjithë ata që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i Kinës gjatë një bisede telefonike me Trump ka thënë se të gjitha palët duhet të shmangin çdo veprim që do të përkeqësonte tensionet, raportoi televizioni shtetëror kinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat