Pas komandantit të ushtrisë dorëhiqet edhe ministri i brendshëm afgan

Azia

Pas komandantit të ushtrisë dorëhiqet edhe ministri i brendshëm afgan

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:06
Ushtria afgane

Pas një sulmi që ka ndodhur ditë më parë, e që kanë vdekur mbi 100 veta në Afganistan, ka dhënë dorëheqje edhe ministri i brendshëm i këtij vendi.

Më parë është raportuar se edhe komandanti i ushtrisë ka bërë të njëjtën, shkruan BBC.

Të premten një taliban ka sulmuar një bazë ushtarake duke vrarë mbi 100 njerëz, përfshirë edhe policë.

Ky ka qenë sulmi më i madh në një bazë ushtarake që nga viti 2001 për çka edhe janë dorëhequr ministri dhe komandanti ushtarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat