Kirgizi: Në aksidentin me veturë ka vdekur zëvendëskryeministri

Azia

Kirgizi: Në aksidentin me veturë ka vdekur zëvendëskryeministri

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:50
Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Temir Jumakadyrov

Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Temir Jumakadyrov, 38 vjeçar, ka vdekur pasi automobili i tij u ndesh me një kamion në një autostradë, në perëndim të kryeqytetit, Bishkek, kanë konfirmuar zyrtarët.

Nga kjo ndeshje e sotme u vranë edhe shoferi dhe një ndihmës i tij.

I ndjeri Jumakadyrov ishte i ngarkuar me detyrën e dhënë nga kryeministri, Sapar Isakov, për mbikëqyrjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale më 15 tetor, me ç’rast do të zgjedhet presidenti i ri. President aktual në Kirgizi është Almazbek Atambaev.

Sipas Kushtetutës së Kirgizisë, presidenti Atambaev, që ishte zgjedhur në vitin 2007, nuk ka të drejtë të garoj për mandat të dytë.

Dy presidentët e mëparshëm janë detyruar të tërhiqen nga zyra nga protestat popullore.

Raportohet se Kirgizia e ka njërën prej shkallëve më të larta të aksidenteve me fatalitete në Evropë dhe në shtetet që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat