Papa takon sot lideren de facto të Mianmarit

Azia

Papa takon sot lideren de facto të Mianmarit

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 10:34
Papa Françesku në Mianmar.

Papa Françesku do të takojë sot udhëheqësen de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ndërsa më pas do të mbajë një fjalim nga ky vend.

Mianmari, i njohur ndryshe edhe si Birmani, akuzohet për spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya.

Rohingya-t janë një pakicë pa shtet, e cila për kohë të gjatë është përballur me përndjekje.

Mbi 600,000 Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh prejse ka nisur vala e fundit e dhunës në muajin gusht.

Represioni i ushtrisë ka nisur pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në shtetin Rakhine dhe Qeveria e Mianmarit i hedh poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët.

Papa Françesku, në të kaluarën, ka shprehur mbështetje për, siç ka thënë, vëllezërit dhe motrat Rohingya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat