Mobilizohet ushtria e Kinës për luftë

Azia

Mobilizohet ushtria e Kinës për luftë

Nga: A.S Më: 4 janar 2018 Në ora: 12:10
Pamje nga forcat ushtarake të Kinës

Presidenti kinez Xi Jinping i ka urdhëruar forcat e tij ushtarake që të mobilizohen pas rritjes së tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Duke folur përpara mijëra trupave dhe mbi 300 automjete ushtarake të organizuara në mënyrë të përkryer, XI - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste - urdhëroi forcat e tij që të përgatiten edhe për ngjarje të luftës.

"Këtu i jap urdhrat e mia: ushtria në të gjitha nivelet duhet të forcojë stërvitjen ushtarake dhe përgatitjen e luftës.

"Ushtria duhet të vazhdojë të zbatojë trajnime aktuale dhe të përbashkëta në kushte luftarake dhe të vazhdojë të kryejë trajnime strikte në përputhje me Skicën për Trajnimin dhe Vlerësimin Ushtarak.

"Ushtria duhet të mbajë trajnime dhe konkurrencë me pjesëmarrjen masive, të forcojë trajnimet e përshtatura dhe kundërshtare, të rrisë aftësitë luftarake reale dhe të zotërojë aftësitë për të luftuar dhe për të fituar".

Pasi Xi lëshoi urdhrat, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit morën betimin, duke qëndruar para flamurit ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat