Sot në OKB do të diskutohet për protestat në Iran

Azia

Sot në OKB do të diskutohet për protestat në Iran

Më: 5 janar 2018 Në ora: 07:16
Pamje të protestusve në Teheran, Iran

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka planifkuar që sot të mbajë takimin emergjet për protestat në rrugët e Iranit, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtimit të fuqishëm nga ana e Rusisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar takimin më herët gjatë javës, në atë që ajo e ka cilësuar si përpjekje për të “përforcuar” mesazhin për protestuesit kundër qeverisë, ndonëse Rusia ka thënë se një takim i tillë do të jetë “i dëmshëm dhe destruktiv”.

“OKB duhet të deklarohet patjetër”, ka thënë Haley.

“Kjo është çështje e të drejtave thelbësore për popullin iranian, mirëpo është edhe çështje për paqe dhe siguri ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është cituar të ketë thënë se “ne nuk shohim ndonjë rol të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë çështje, punët e brendshme të Iranit nuk kanë të bëjne asgjë me rolin e këtij Këshilli”.

Ryabkov ka thënë se çdo propozim i SHBA-së për të rritur sanksionet e OKB-së ndaj Iranit për shkak të protestave do të ishte “i paligjshëm”.

Ambasadori I Iranit në OKB, Gholamali Khoshroo, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të këtij vendi.

Ky takim do të realizohet pasi protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e dytë në Teheran dhe qytete të tjera, ndonëse ka prezencë të madhe të forcave policore.

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,000 të tjerë është raportuar se janë arrestuar në këto protesta, të cilat përbëjnë sfidën më të madhe për udhëheqësinë iraniane në pothuajse një dekadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat