Vriten 17 civilë në Siri

Azia

Vriten 17 civilë në Siri

Më: 6 janar 2018 Në ora: 18:29
Siri

Të paktën 17 civilë u vranë sot në Siri nga sulmet ajrore të regjimit dhe aleatit të tij rus, në Ghutan Lindore, enklavë rebele pranë Damaskut dhe që bombardohet pothuajse çdo ditë.

“Sulmet më të përgjakshme ndodhën në Hamuria, ku 12 civilë, dy prej të cilëve fëmijë, humbën jetën”, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Një korrespondent i AFP-së në këtë qytet ka mundur të shohë ndërtesat residenciale të shkatërruara nga sulmet.

Banorët dhe Kaskat Blu morën pjesë në operacionet e shpëtimit.

“Avionët sirianë dhe rusë kanë vijuar dhe sot sulmet intensive kundër Ghutas Lindore duke goditur një prej zonave më të mëdha të banuara”, theksoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, OJQ-ja e të cilit mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në vendin në luftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat