Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

Azia

Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:29
Pamje nga Siria

Të paktën 23 persona u vranë dhe shumë të tjetër u plagosën si pasojë e shpërthimi të fuqishëm në qytetin rebel të Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se shpërthimi goditi shtabin e një fraksioni të vogël rebel, ndërsa raporte të tjera thonë se bëhet fjalë për xhihadistë. Pavarësisht objektivit të shpërthimit, një pjesë e mirë e viktimave janë civilë.

Ende nuk është e qartë shkaku i shpërthimit dhe dëshmitarë të ndryshëm flasin për një autobombë apo një sulm ajror nga një dron. Sipas observatorit sirian, një organizata që monitoron konfliktin përmes aktivistëve dhe burimeve të saj në terren, ekipet e vullnetarëve po punojnë që të nxjerrin viktimat dhe të plagosurit nga ndërtesa e dëmtuar dhe nga shtëpitë pranë saj.

Observatori bëri me dijë se grupi në objektiv të sulmit ishte Ajnad al-Qawqaz, ku përfshihen qindra luftëtarë aziatikë. Ky grup lufton përkrah frontit Fateh al-Sham, ish degë e Al Kaedës, kundër qeverisë siriane. Provinca e Idlibit në kufi me Turqinë është një nga fortesat e fundit të forcave opozitare. ushtria siriane dhe aleatët e saj janë zotuar se do ta rimarrin kontrollin e saj dhe gjatë javëve të fundit përleshjet në Idlib janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat