Përfaqësuesit e të dy Koreve e kanë filluar takimin për Olimpiadë

Azia

Përfaqësuesit e të dy Koreve e kanë filluar takimin për Olimpiadë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 08:47
Pamje nga takimi i delegacioneve të dy Koreve

Koreja Jugore dhe ajo Veriore sot e kanë filluar takimin e tyre të parë në më tepër se dy vjet, ndërsa të dy palët kanë shprehur optimizëm për mundësinë që sportistët nga Veriu do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, gjatë muajit të ardhshëm.

Përkundër faktit se agjenda është e fokusuar në ngjarje sportive, ky takim po ndiqet me interesim nga liderët botërorë, që dëshirojnë të shohin çfarëdo shenje të reduktimit të tensioneve në Gadishullin Korean, pas një vitit të tensioneve të larta për shkak të shqetësimeve për programet atomike dhe raketore të Koresë Veriore.

Koreja Veriore ka hyrë në bisedime me "qëndrim serioz dhe të sinqert” dhe se ka për qëllim që Koresë Jugore t’i dorëzojë një “dhuratë për Vitin e Ri”, ka thënë shefi i delegacionit verikorean, Ri Son Gwon.

Kolegu i tij jugkorean, Cho Myong-gyon, tha se “beson se hapi i parë është gjysma e rrugës” për krijimin e raporteve më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat