Rreth 15 civilë të vrarë nga bombardimet pranë Damaskut

Azia

Rreth 15 civilë të vrarë nga bombardimet pranë Damaskut

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:05
Ilustrim

Të paktën 15 civilë u vranë sot nga sulmet ajrore dhe të shtënat e artilerisë në Ghutan Lindore, enklavë rebele që ndodhet pranë Damaskut dhe bombarduar çdo ditë, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Si kundërpërgjigje, grupet rebele kanë lëshuar predha në dy lagjet e kryeqytetit Damask, bastion i regjimit, ku katër persona kanë humbur jetën”, sipas medias shtetërore.

“Në Ghutan Lindore, 15 civilë, tre prej të cilëve fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të ndërmarra nga regjimi i Bachar al-Assad apo aviacioni i aleatit rus”, theksoi OSDH.

“Sulmet më të përgjakshme kanë prekur lokalitetin e Hamurias, ku tetë civilë kanë humbur jetën”, shtoi OJQ-ja, që bazohet në një rrjet të gjerë të burimeve në mbarë vendin në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat