Dy Koretë do të rikthejnë kontaktet ushtarake

Azia

Dy Koretë do të rikthejnë kontaktet ushtarake

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:08
Takimi i delegacioneve të Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për rinisjen e dialogut midis zyrtarëve ushtarakë, në përpjekje për të ulur tensionet.

Marrëveshja u arrit të martën gjatë bisedimeve për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimipike që do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut.

Kanë qenë këto bisedimet e para në dy vjet midis përfaqësuesve të të dyja vendeve.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në një fshat në zonën e demilitarizuar që ndan Gadishullin Korean, delegatët e të dyja palëve thanë se janë pajtuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes “dialogut dhe negociatave”.

Në deklaratë po ashtu u tha se Lojërat Olimpike do të ndiqen nga një delegacion i Koresë së Veriut, i cili do të përfshijë zyrtarë qeveritarë, atletë, gazetarë e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat