Pakistani ndihet "i tradhtuar" nga akuzat e SHBA-së për luftimin e terrorizmit - Bota Sot
Pakistani ndihet "i tradhtuar" nga akuzat e SHBA-së për luftimin e terrorizmit

Azia

E shtunë, 20 tetor 2018

Pakistani ndihet "i tradhtuar" nga akuzat e SHBA-së për luftimin e terrorizmit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:07
Shefi i ushtrisë pakistaneze, Qamar Javed Bajwa, foto nga arkivi

Shef i ushtrisë së Pakistanit, Qamar Javed Bajwa, i ka thënë një gjenerali amerikan se kombi i tij ndihet “i tradhtuar”, nga kritikat amerikane se nuk është duke bërë mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin, e cila ka shtyrë Uashingtonin për të pezulluar ndihmat ushtarake për Islamabadin.

Përmes një deklarate më 12 janar, thuhet se gjenerali Bajwa, i ka thënë shefit amerikan të Komandës Qendrore, Joseph Votel, përmes një bisede telefonike se “i gjithë kombi pakistanez është ndjerë i tradhtuar nga deklaratat e fundit të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht disa dekadave bashkëpunim”.

Bajwa, i ka thënë Votelit, se Pakistani nuk do të kërkojë të kthejë ndihmën ushtarake amerikane, mirëpo “kërkon një njohje të ndershme të kontributit tonë, sakrificave për të luftuar kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratë.

Presidenti amerikan, Donald Trump më 1 janar, e ka akuzuar Pakistanin “për gënjeshtra dhe mashtrim”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë rreth 2 miliardë dollarë në ndihma ushtarake, derisa Islamabadi të marrë hapa konkretë kundër talibanëve afganë dhe militantëve të grupit Haqqani, të cilët sipas tij kanë gjetur streha të sigurta brenda kufijve të Pakistanit.

Komanda Qendore amerikane nuk ka dhënë ndonjë koment për bisedën, por ka deklaruar se ushtria amerikane është në “komunikim të vazhdueshëm” me ushtrinë e Pakistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test