Pas protestave në Iran, 400 persona mbeten të ndaluar

Azia

Pas protestave në Iran, 400 persona mbeten të ndaluar

Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:34
Zëdhënësi i gjyqësorit në Iran, Gholamhosein Mohseni Ejehi

Gjyqësori në Iran, ka njoftuar gjatë ditës së sotme, se 400 persona ende mbeten të ndaluar brenda këtij shteti, pasi kanë marrë pjesë në valën e protestave kundër qeverisë.

Këto protesta kanë nisur më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhosein Mohseni Ejehi, ka thënë se 55 prej personave të ndaluar po mbahen në Teheran.

Ejehi ka thënë se këto janë shifrat e fundit të personave të ndaluar, pasi disa prej tyre “janë liruar” dje dhe sot.

Ligjvënësi reformist iranian, Mahmoud Sadeghi, ka thënë javën e kaluar se 3,700 persona janë arrestuar në gjithë vendin, gjatë javës së protestave.

Pakënaqësitë fillimisht ishin deklarauar për shkaqe ekonomike dhe korrupsion, mirëpo shumë shpejt situata është përshkallëzuar me thirrje për të hequr nga pozita klerikët iranianë.

Parlamenti i Iranit, ka thënë më 7 janar, se studentët që kanë protestuar duhet të lirohen, ndërsa orhanizatorët e protestave duhet të ndëshkohen.

Zëvendëskryetari I gjyqësorit në Iran, Hamid Shahriari, ka thënë javën e kaluar, se organizatorët e protestave duhet të ndëshkohen me “dënim maksiaml”, sipas ligjit iranian.

Dënimi me vdekje është dënimi më i ashpër në gjykatat iraniane, i cili mund të zbatohet për krimet siç janë tradhtia, vrasja dhe trafikimi i drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat