Pjongjang dërgon orkestër në Olimpiadën e dimrit

Azia

Pjongjang dërgon orkestër në Olimpiadën e dimrit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:04
Kore Veriore

Koreja Veriore pranoi sot të dërgojë një orkestër prej 140 anëtarësh, që do të paraqiten në Lojërat Olimpike të Dimrit në Korenë e Jugut në shkurt, njoftuan zyrtarët në Seul.

Zyrtarët e të dyja Koreve, që janë teknikisht ende në konflikt pas luftës prej vitit 1950-1953, kur u arrit armëpushimi, por nuk u nënshkrua edhe marrëveshja, u takuan në territorin e Koresë Veriore në fshatin Panagjago, ku biseduan për dërgimin e orkestrës së Koresë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat