Pakistani i shpall sulmet vetëvrasëse jo-islamike

Azia

Pakistani i shpall sulmet vetëvrasëse jo-islamike

Më: 16 janar 2018 Në ora: 10:35
Pakistani

Mbi 1,800 klerikë pakistanezë nga shkolla të ndryshme islamike kanë lëshuar një fatwa, apo vendim, që deklaron se shpërthimet vetëvrasëse janë jo-islamike.

Sipas tyre, këto sulme janë të ndaluara, ose haram, me parimet e Islamit.

Direktiva është shpallur të martën nga presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, dhe Universiteti Ndërkombëtar Islamik.

Hussain tha se fatwa "ofron bazë të fortë për stabilitetin e një shoqërie të moderuar islamike".

Pakistani është dëmtuar me dekada nga militantët islamikë që i bindin ndjekësit e tyre se sulmuesit vetëvrasës janë "martirë".

Kritikët vendorë dhe të huaj e akuzojnë qeverinë dhe forcat e sigurisë në Pakistan për bashkëpunim me militantët islamikë, me qëllim shfrytëzimin e tyre si fuqi në Afganistan dhe Indi dhe arritjen e qëllimeve politike.

Ata thonë se qeveria, për kohë të gjatë, e ka mbyllur një sy ndaj klerikëve radikalë në xhamitë e Pakistanit.

Edhe pse autoritetet pakistaneze i dënojnë vazhdimisht sulmet vetëvrasëse, sidomos kur vriten civilë, kryengritësit e shohin taktikën si një nga armët e tyre më efektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat