Kinë, ekonomia tejkalon pritshmëritë e rritjes

Azia

Kinë, ekonomia tejkalon pritshmëritë e rritjes

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:00
Pamje nga Kina

Ekonomia e Kinës i ka tejkaluar pritshmëritë duke u rritur me 6,9 për qind në 2017, e ndihmuar nga rritja e tregtisë së jashtme dhe shitjes me pakicë, njoftoi Byroja Kombëtare kineze e Statistikave.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë është rritur me 6,8 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017.

Ndërsa,  gjatë tremujorit të parë të vitit, ekonomia u rrit me 6,9 për qind.

Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që rritja ekonomike vjetore e Kinës është përshpejtuar, pas raportimit të një rritje të ekonomisë prej 6,7 për qind, vitin e kaluar.

Qeveria kineze kishte parashikuar një rritje prej rreth 6,5 përqind në fillim të vitit të kaluar, por tregtia e jashtme shënoi një rritje më të madhe nga sa pritej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat