Të paktën 15 persona të vrarë nga sulmi që iu bë një hoteli në Kabul

Azia

Të paktën 15 persona të vrarë nga sulmi që iu bë një hoteli në Kabul

Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:52
Kabul

(E plotësuar)-  Të paktën 15 persona raportohet se kanë mbetur të vrarë nga një sulm në një hotel në Kabul.

Mediat raportojnë se katër persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të hotelit “Intercontinental Hotel”

Forcat speciale u ndeshën me personat e armatosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

Një zyrtar në agjencinë afgane të spiunazhit tha për AFP se personat e armatosur kanë “qëlluar mysafirët”. Në rrjetet sociale janë postuar fotot të hotelit në flakë.

Sulmi filloi rreth orës 21:00 me orën lokale.

Mes sulmuesve raportohet se kishte nga persona të pajisur me bomba vetëvrasëse.

“Intercontinental” është një hotel shtetëror i cili shpesh organizon dasma, konferenca dhe tubime politike. Ai është sulmuar edhe nga talebanët në vitin 2011.

***

Persona të armatosur kanë sulmuar sot hotelin “InterContinental” në Kabul, njoftuan zyrtarët afganë.

“Gjatë sulmit janë përfshirë të paktën katër sulmues, të cilët shkëmbyen zjarr me anëtarët e forcave të sigurisë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat