Vriten gjashtë civilë kurdë nga sulmet turke

Azia

Vriten gjashtë civilë kurdë nga sulmet turke

Më: 20 janar 2018 Në ora: 21:56
Ushtria turke konfirmoi sot fillimin e një ofensive tokësore dhe ajrore në veri të Sirisë

Njësia për Mbrojtjen e Popullit kurd (YPG) kanë njoftuar se nga sulmet ajrore turke, janë vrarë tre luftëtar dhe gjashtë civilë, në provincën Afrine në Siri.

Ushtria turke konfirmoi sot fillimin e një ofensive tokësore dhe ajrore në veri të Sirisë, kundër një ushtrie kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste.

Ofanziva po zhvillohet në rajonin Afrine, në veri të Sirisë, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e cila inziative luftarake po shihet me shqetësim nga Uashingtoni.

“Operacioni Afrine filloi de facto në terren”, dekalroi Erdogan në një fjalim televiziv.

“Më pas do të jetë Minbej”, shtoi ai duke iu referuar një qyteti tjetër sirian nën kontrollin kurd që ndodhet më në lindje.

“Më pas, hap pas hapi, ne do ta shpëtojmë vendin tonë deri në kufirin irakianë nga ky terror, që po na rrethon”, pohoi ai.

Afrine është një enklavë e mbajtur nga Njësitë për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një ushtri kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste, por aleate e SHBA-ve në luftë kundër grupit të Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat