Zyrtarët jugkoreanë vizitojnë Veriun për bisedime rreth Olimpiadës

Azia

Zyrtarët jugkoreanë vizitojnë Veriun për bisedime rreth Olimpiadës

Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një delegacion i zyrtarëve të Koresë së Jugut ndodhet në Korenë e Veriut për të finalizuar përgatitjet për paraqitjen e përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm në Jug.

Vizita ka nisur sot dhe shihet si shenjë e ngrohjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Me marrëveshjen që është miratuar tashmë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, dy Koretë do t'i bashkojnë ekipet e tyre në hokejin për gra.

Atletët e tyre do të parakalojnë së bashku, nën një flamur, në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës më 9 shkurt.

Delegacioni jugkorean do të mbarojë vizitën në Veri më 25 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat