Ushtria siriane e ndan Gutan Lindore në tri pjesë

Azia

Ushtria siriane e ndan Gutan Lindore në tri pjesë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 20:19
Pamje të shkatërrimit të Gutas Lindore në Siri, foto nga arkivi

Ushtria siriane ka bërë përparim të dukshëm në përpjekjet e saj për të marrë kontrollin në Gutan Lindore, është thënë në disa raporte, transmeton BBC.

Trupat kanë marrë në kontrollë Duman, e cila përbën pjesën më të madhe të rajonit dhe kanë izoluar një pjesë tjetër, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky përparim në luftime mund të ndajë rajonin në tri pjesë.

Qeveria siriane ka nisur një ofensivë madhore muajin e kaluar për të rimarrë Gutan Lindore, e cila gjendet afër kryeqytetit, Damask.

Që nga ajo kohë ata kanë raportuar se kanë marrë kontrollin e gjysmës së rajonit.

Në këto luftime më shumë se 900 civilë kanë vdekur.

Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar bombardimet si të “papranueshme”, duke i barazuar me “ndëshkim kolektiv të civilëve”.

Ushtria është akuzuar se ka pasur cak civilët, derisa kjo e fundit ka thënë se është duke tentuar të lirojë rajonin nga rebelët, të cilëve iu referohet si terroristë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat