Japonia përkujton viktimat e cunamit dhe katastrofës bërthamore

Azia

Japonia përkujton viktimat e cunamit dhe katastrofës bërthamore

Nga: ATSH Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:24
Japoni

Japonia mbajti sot një minutë heshje rreth orës 14:46, pikërisht në momentin kur më 11 mars të vitit 2011 u shënua një lëkundje e fuqishme e tokës, pasuar nga një cunami i tmerrshëm dhe një katastrofë bërthamore.

Si çdo vit, në Tokio zhvilohet një ceremoni zyrtare me praninë e kryeministrit Shinzo Abe, të princit Akishino, djali i madh i perandorit Akihito dhe bashkëshortes së tij Kiko, që të dy përfaqësues të çiftit perandorak, si dhe të të mbijetuarve.

Në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore në verilindje të arkipelagut, banorët kanë mbajtur një minutë heshtje, sipas pamjeve të transmetuara nga disa televizione.

”Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të afërmit dhe miqtë e tyre më të dashur”, deklaroi Abe përpara se t’u jepte fjalën disa banorëve.

”Në mesin e tyre, një grua 70 vjeçe me origjinë nga rajoni i Fukushimës, Hideko Igarashi, u shpreh në një fjalim mjaft të ndjerë, se Japonia nuk do t’i harrojë kurrë pasojat e katastrofës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat