Princesha saudite e detyron truprojën ta rrahë zejtarin në Paris

Azia

Princesha saudite e detyron truprojën ta rrahë zejtarin në Paris

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:23
Mohamed bin Salman

Truproja e princeshës saudite e rrah keq një zejtar në Paris, ndërsa ajo e detyron që të përkulet dhe t'ia puthë këpucët!

Në Francë është lëshuar fletë arresti për motrën e princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, e cila i kishte urdhëruar rojës së vet që ta rrahë një mjeshtër në Paris, lajmërojnë mediet disa javë para arritjes së paraparë të princit në Paris.

Fletë arrestin për Hussa bint Salman, motrën e princit, e ka lëshuar në fund të dhjetorit gjykatësi hetuesi i Parisit, ka theksuar një burim i afërt me këtë lëndë dhe ka konfirmuar informatën e të përjavshmes Le Point.

Princi trashëgimtar Mohamed bin Salman duhet ta vizitojë Francën me datën ende të pa definuar, me gjasë gjatë prillit.
Princi është përkrahës i Islamit të moderuar, tolerant dhe të hapur. Ai tashmë dy vite po e zbaton politikën e reformave drastike në planin ekonomik dhe social të cilat e kanë tronditur zakonet e mbretërisë ultra konservative saudite, 

Princi në deklaratën e vet të publikuar të enjten ka theksuar se Arabia Saudite do të pajiset me armë bërthamore nëse me të pajiset kundërshtari i tyre Irani.
Hussa bint Salman është e dyshuar se në shtator të vitit 2016 i ka urdhëruar truprojës së saj që ta rrahë mjeshtrin i cili kishte ardhur në banesë të saj në Avenue Foch për të kryer punët e renovimit. Ai e kishte fotografuar hapësirën në të cilën ishte dashur t’i kryej punët, ndërsa princesha e kishte akuzuar se dëshiron t’i shesë fotografitë medieve

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat