Kurdët paralajmërojnë hakmarrje ndaj Turqisë - Bota Sot
Kurdët paralajmërojnë hakmarrje ndaj Turqisë

Azia

E diel, 23 shtator 2018

Kurdët paralajmërojnë hakmarrje ndaj Turqisë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:16
ilustrim

Zyrtari kurdo-sirian Otman Sheik Isa tha se konflikti me Turqinë në enklavën siriane Afrin hyri në "fazë të re", përkatësisht do të kalojë në luftë guerile.

“Okupimi turk do të ndryshojë nga okupimi i drejtpërdrejtë deri në luftë guerile “godit e ik” derisa Afrin të mos lirohet. Ushtria jonë do të jenë ethet e tyre të vazhdueshme”, tha ai në një konferencë për media, transmeton KosovaPress.

Turqia sot njoftoi se ka hyrë në qytetin Afrin, pothuajse dy muaj pas fillimit të ofensivës në enklavë. Dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë nga sulmet turke.

Luftëtarët kurdë të njësive për mbrojtjen e popullit (YPG) janë tërhequr nga fronti, transmeton AP.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test