SHBA dhe Koreja e Jugut rifillojnë ushtrimet ushtarake pranë kufirit të Kim Jongut

Azia

SHBA dhe Koreja e Jugut rifillojnë ushtrimet ushtarake pranë kufirit të Kim Jongut

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:39
Forcat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të rifillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake për të dielën e Pashkëve.

“Ushtrimet pritet të fillojnë më 1 prill dhe do të jenë të një shkalle të ngjashme me ato të viteve të kaluara ", thuhet në një deklaratë të ushtrisë amerikane.

Por, Koreja e Veriut e sheh këtë stërvitje si një provë për pushtim.

"Ushtrimet tona të kombinuara janë të orientuara në mbrojtje dhe nuk ka arsye për Korenë e Veriut për t'i parë ato si provokim", tha në një deklaratë të veçantë nënkoloneli Christopher Logan, një zëdhënës i Pentagonit.

Pentagoni tha se ushtria e Koresë së Veriut ishte njoftuar për orarin e ushtrimeve nga Komanda e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat