18 milionë banorë në Japoni janë mbi moshën 75 vjeçare

Azia

18 milionë banorë në Japoni janë mbi moshën 75 vjeçare

Më: 20 mars 2018 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Njerëzit e moshës mbi 75 vjeç e përbëjnë 14 përqind të popullsisë së përgjithshme të Japonisë, ka njoftuar Ministria e Brendshme e atij vendi.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” njoftoi se ka 17.7 milionë njerëz në vend kanë moshë mbi 75 vjeç, duke kaluar grupin e moshës 65-74 vjeç që janë 17.64 milionë njerëz.

Japonia ka 126.52 milionë banorë dhe mbi moshën 75 vjeçare janë 6.93 milionë burra dhe 10.77 milionë gra.

Shifrat tregojnë se 5.59 milionë njerëz mbi moshën 85 vjeçare jetojnë në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat