Rusia do të dërgojë ushtrinë në Siri për “të ruajtur rendin dhe ligjin”

Azia

Rusia do të dërgojë ushtrinë në Siri për “të ruajtur rendin dhe ligjin”

Më: 12 prill 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Tass, agjencia e lajmeve e mbështetur nga Kremlini ka raportuar se zyrtarët e Moskës do të dërgohen në Siri, duke thënë se “ata janë mbrojtësit e ligjit dhe rendit në vend”.

Rusia do të dërgojë forcat ushtarake në qytetin sirian, Douma, ku regjimi i Asaddit mori kontroll të plotë, dhe së fundi dyshohet se pati edhe përdorim të armëve kimike.

Kjo vjen pasi organizata për ndalimin e armëve kimike paralajmëroi dërgimin e hetuesve në Douma për të kërkuar prova lidhur me sulmin me armë kimike.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May pritet të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar krizën e fundit në Siri, duke lënë të hapur mundësin që që t’i bashkohet SHBA-së në aksionin ushtarak të paralajmëruar nga Pentagoni kundër regjimit të presidentit Bashar Assad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat