Udhëheqësi i Iranit i quan kriminelë Trumpin, May dhe Marcronin

Azia

Udhëheqësi i Iranit i quan kriminelë Trumpin, May dhe Marcronin

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:10
Ajatollah Ali Ajatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, ka dënuar sulmet ndaj Sirisë si një krim dhe i ka etiketuar krerët e Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Francës si kriminelë.

Ajatollah Ali Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se sulmi ndaj Sirisë nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania të shtunën nuk do të arrinte ndonjë fitim, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

“Aleatët e SHBA-ve nuk do të fitojnë ndonjë arritje nga krimet në Siri. Sulmimi i Sirisë është një krim. Presidenti i SHBA-ve, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar dhe presidenti i Francës janë kriminelë”, ka thënë Khamenei në një fjalim të cituar nga televizioni iranian./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat