Kërcënimet e Assad, ndihet edhe më i fortë pas bombardimeve të aleatëve

Azia

Kërcënimet e Assad, ndihet edhe më i fortë pas bombardimeve të aleatëve

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:09
Bashar al-Assad

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë rritur vendosmërinë e tij për të vazhduar “luftimin dhe shkatërrimin” e forcave rebele në vend.

Assad tha se ai nuk do të ndryshojë rrugën e tij për të luftuar armiqtë e tij, siç tha, “në çdo pëllëmbë të kombit”. Kështu raporton Reuters.

Më parë, qeveria siriane kishte postuar një video në internet ku Assad u pa duke shkuar në punë, në zyrën e tij në Damask.

Videoja tregon Assadin duke veshur kostum dhe kravatë dhe duke mbajtur një çantë, ndërsa ai ecën në një ndërtesë me dysheme mermeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat