Rrëfimi i 7-vjeçares siriane për sulmin e Assadit: Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku

Azia

Rrëfimi i 7-vjeçares siriane për sulmin e Assadit: Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:39
Sirianja Masa

Një siriane 7-vjeçare ka rrëfyer në media përvojën e saj gjatë përpjekjeve për shpëtim kur është hedhur helmi kimik mbi civilët sirianë.

Sirianja Masa, ka treguar se si është fshehur në një bodrum duke u detyruar të durojë erën e gjakut, përderisa sipër tyre sulmoheshin civilët që s’kishin gjetur strehim.

Fotografitë e saj janë publikuar duke qarë përderisa mjekohej bashkë me fëmijët tjerë. Ajo kishte pësuar shok gjatë sulmit me armë kimike më 7 prill në Douma të Sirisë.

Për BBC-në ajo ka rrëfyer përvojën tmerruese të mbijetesës nga armët kimike të presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Ishim në një bodrum në Douma kur ndodhi sulmi. Papritmas ata hodhën mbi ne një fuqi, por nuk eksplodoi. Bëri një zë si ‘fessshh’”, ka thënë ajo.

Më pas, i kishin thënë që të ngjitet përpjetë ndërtesës, por kur kishte arritur katin e fundit kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në dysheme.

“Nuk mund ta ndalja. Nëna ime iu drejtuar xhaxhait time: ‘bija ime, bija ime, bija ime’”, ka treguar ajo.

“Pastaj erdhi xhaxhai im dhe më mori në krah. Më solli ca rrobe të lagura dhe më ngjiti përpjetë shkallëve. Më pas erdhën tre mjekë. Njëri më mori mua e tjetri e mori motrën time dhe vrapuan. Na dërguan te ambulanca e parë dhe na hodhën ujë në fytyrë. Më pas në hodhën sprej dhe na dhanë injeksione. Kur ramë në gjumë, avionët sulmuan dhe ne ishim të tëra të mbuluara me pluhur”, ka rrëfyer ajo.

Pas sulmit të dytë, ajo është detyruar të fshihet sërish.

“Shkuam në bodrum edhe një herë dhe pamë se si po bartnin dëshmorët. Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku”, ka thënë ajo.

Të paktën 75 njerëz besohet të jenë vrarë gjatë sulmit kimik ndaj civilëve, ndërsa mijëra të shpëtuar kanë ikur në kampet e refugjatëve në Sirinë veriore.

Masa dhe motra e saj binjake Malaz janë fshehur në një bodrum me familjen e tyre dhe bashkë me fqinjët kur kishte filluar sulmi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat