BE vendos sanksione, Irani i gatshëm për vazhdimin e dialogut

Azia

BE vendos sanksione, Irani i gatshëm për vazhdimin e dialogut

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:27
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi, tha se kanë dallime të dukshme me vendet evropiane dhe Bashkimin Evropian.

Teherani zyrtar njoftoi sot se sanksionet e BE-së ndaj popullit të tij janë bërë për shkak të “ndryshimeve të vlerave”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi, tha se kanë dallime të dukshme me vendet evropiane dhe Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi dallimet si brengosje të konsiderueshme të të drejtave të njeriut.

Të enjten e kaluar, BE vazhdoi sanksionet kundër 82 individëve dhe akuzoi Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ghasemi tha se dialogu afatgjatë me BE-në duhet të vazhdojë, duke u fokusuar në fushat e pajtimit dhe atmosferës konstruktive të vullnetit të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat