OKB i jep leje ekipit për të hetuar përdorimin e armeve kimike në Duma

Azia

OKB i jep leje ekipit për të hetuar përdorimin e armeve kimike në Duma

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:39
Më shumë se 60 civilë kanë humbur jetën në Duma, pas përdorimit të fundit të armeve kimike nga qeveria e Sirisë.

Kombet e Bashkuara i kanë dhënë leje Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të hetuar në Duma përdorimin e armeve kimike.

"Kombet e Bashkuara dhanë lejet e nevojshme për ekipin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të punuar në Duma dhe nuk hodhëm poshtë asnjë kërkesë, që ekipi hetues të shkojë në Duma", tha zëdhënësi i OKB-së, Stefan Duzarik, duke mohuar akuzat e bëra nga zëvendësministri rus i Jashtëm, Sergei Ryabkov, se ekipi nuk mund të bashkohet në Duma.

Më shumë se 60 civilë kanë humbur jetën në Duma, pas përdorimit të fundit të armeve kimike nga qeveria e Sirisë. Kjo situatë qoi në ndërmarrjen e sulmeve ndaj bazave ushtarake dhe kimike në Siri nga SHBA-ja, Anglia dhe Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat